Skautët i përgatisin të rinjtë dhe të rejat për jetë! Të jesh skaut do të thotë të përjetosh aventura bashkë me të tjerët në një bashkësi të madhe ndërkombëtare dhe në të njejtën kohë rritesh si njeri. Bota ka gjithsejt 40 miljonë skautistë, rreth 70 mijë në Suedi.
Aktivitetet e Skautëve zhvillohen në grupe të vogëla, patrulla, ku të gjithë janë të dukshëm dhe pjesëmarrës duke u nisur nga parakushtet e tyre. Në Lëvizjen Skautiste do të mësosh duke vepruar dhe rritesh përmes sfidave. Ke mundësi të zhvillohesh dhe të udhëheq, si vetveten po ashtu edhe të tjerët. Ne e kemi natyrën si dhomë të ndenjës dhe ne sfidojmë vetveten duke vepruar në ambiente të reja dhe në mënyra të reja.
Skautët luftojnë për një botë më të mirë, ku të gjithë janë me vlerë të barabartë. Anëtarët tanë frymëzohen të ndikojnë në ngjarjet e shoqërisë, si në mjedisin ku jetojnë dhe po ashtu në botë.
Skautët veprojnë për të rinjtë dhe udhëheqen nga rinia, me përkrahje nga të rriturit.
Veprimtaria jonë ndërtohet mbi një mendim, që në bazë do të thotë: Si mund të jemi shokë të mirë, dhe njerëz të mirë? Lëvizja skautiste mirëpret të gjithë fëmijët dhe të gjithë të rinjtë, nuk kemi bankë-ulëse rezervë.